Interneti na e ka lehtësuar aq shumë jetën.
Sot, çdo kush prej nesh mund ta ketë internetin me vete përmes celularit dhe falë tij mund të mbyllim thuajse çdo problem të përditshëm si pagesat e energjisë, ujit, qirasë apo kredisë.
Por ne internetin mund ta përdorim edhe në mënyra akoma më të zgjuara.
Për shembull, për të blerë siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit.
Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e shëndetit apo pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg. Kjo ju kursen mund, kohë, dhe para.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria ishte ndër të parat kompani në vendin tonë që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.
Ndërsa sot ky shërbim është lehtësuar akoma më shumë.
Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.
Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.
SIGAL ONLINE, këtu për t’ua bërë jetën më të lehtë…
LEXO EDHE: Asistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës