5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMesdheu ‘shkundet’ nga tërmetet, ja çfarë paralajmërojnë sizmiologët

Mesdheu ‘shkundet’ nga tërmetet, ja çfarë paralajmërojnë sizmiologët

Metereologu grek, Efthymios Lekkas, paralajmëroi pas tërmetit të fuqishëm të magnitudës 6.3 në ishullin e Kretës se në dy ditët e ardhshme ekziston rreziku i përsëritjes së lëkundjeve të forta të tokës.

Fatmirësisht nga episodi i një dite më parë nuk pati të lënduar. U shemb vetëm një kishë e vogël në Xerokambos Sitias dhe u dëmtuan disa dyqane.
Rikujtojmë se një sërë shkollash në lindje të Kretës u evakuan. Lekkas tha se goditja tjetër mund të jetë e njëjtës magnitudë, ose pak më e lehtë.

Profesori shpjegoi se tërmeti i fundit ishte pranë sipërfaqes dhe u ndje shumë në Kretë, në ishujt e Dodekadezit, në Qipro e deri në Kajro.

Sipas tij megjithatë, ai ishte në linjë tjetër me tërmetin e shtatorit, e kjo i bën dy ngjarje krejt të ndryshme. Tërmeti i një muaji më parë ishte i fuqisë 5.8. Ai goditi më fort qytetin e Iraklionit në Kretë duke lënë të vdekur një person, i cili ka qenë duke punuar në një kishë, e cila është shembur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat