5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMes 46 kompanive/ “UNIQA Insurance Group” vlerësohet me çmimin “Ecolabel Austriak”

Mes 46 kompanive/ “UNIQA Insurance Group” vlerësohet me çmimin “Ecolabel Austriak”

“UNIQA Insurance Group” iu dorëzua zyrtarisht Çmimi “Ecolabel Austriak” për Bonon e Gjelbër Hibride të UNIQA, një vit e gjysëm më vonë për shkak të COVID-19.

René Knapp, Anëtar Bordi për Burimet Njerëzore dhe Brandin dhe Andreas Rauter, Shefi i Qëndrueshmërisë morën çmimin në emër të “UNIQA Insurance Group” nga Ministri Federal, Leonore Gewessler.

Në vitin 2020, UNIQA ishte kompania e parë e sigurimeve në Austri, e cila hodhi në qarkullim një Bono të Gjelbër me vlerë prej 200 milionë euro.

Lëshimi i Bonos 10-vjeçare do të investohet në projektet e mbrojtjes së klimës dhe mjedisit në Evropë dhe në vendet e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

Fokusi parësor do të jetë në sektorët e energjisë me erë dhe asaj diellore, riciklimi i mbetjeve, zgjidhjet e transportit të cilat janë miqësore ndaj mjedisit dhe menaxhimin e ujit.

Të gjitha projektet e UNIQA janë drejtpërdrejtë të lidhura me Objektivat e Zhvillimt të Qëndrueshëm të OKB-së, me tematikat e energjisë dhe ujit të pastër, infrastrukturës novatore dhe qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme.

Deri në fillim të dhjetorit 2021, UNIQA kishte grumbulluar 375 milionë euro nëpërmjet bonove të gjelbra.

Siguruesit e Evropës kanë më shumë se 10 trilionë euro asete nën menaxhim duke i kthyer ata në investitorin institucional më të madh në Bashkimin Europian.

Tashmë UNIQA ka investuar rreth një miliardë euro në asete të gjelbra dhe ajo hedh vazhdimisht hapa për të njësuar më tej portofolin e saj drejt qëndrueshmërisë.

LEXO EDHETjetër sukses për “UNIQA”/ CEO Andreas Brandstetter zgjidhet “Menaxheri i Vitit” në Austri

SIGAL, 15 VJET PJESË E “UNIQA INSURANCE GROUP”

SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, është krenare që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

Me mbi 23,500 punonjës, të cilët u shërbejnë mbi 15,5 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë UNIQA Insurance Group një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, UNIQA Insurance Group punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet” apo “Jetë Plus”.

LEXO EDHE: SIGAL dhe gjigandi austriak UNIQA, 15 vjet bashkëpunim

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat