7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”/ ‘Sigurimi anti Tumor’, risia më e...

“Merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”/ ‘Sigurimi anti Tumor’, risia më e fundit nga SIGAL UNIQA

Ashtu si shumica e vendeve europiane, barra e sëmundjeve në Shqipëri anon më së shumti nga sëmundjet kardiovaskulare (të zemrës) dhe kanceri.

Bazuar në të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Kancerit, çdo vit në vendin tonë shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore malinje, të cilat shkaktojnë mbi 16% të të gjitha vdekjeve duke përbërë kështu shkakun kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat gjithashtu po rriten vit pas viti, duke prekur edhe mosha shumë të reja.

Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona po vuajnë pasojat Post-COVID të cilët do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend.

Në botë, sipas të dhënave të OBSH, parashikohet që numri i vdekjeve nga kanceri do të dyfishohet në 20-40 vitet e ardhshme, ndërsa më shumë se 70% të vdekjeve nga kanceri regjistrohen në vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, ku mundësitë për parandalim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim janë të limituara.

Të kurosh sëmundje të tilla kërkohen shpenzime të mëdha financiare. Ndaj nuk janë të paktë familjet që futen në borxhe në situata të tilla, marrin kredi bankare apo shesin prona, makina etj.

Për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi solli për herë të parë në Shqipëri siguracionin “Jetë Plus“, SIGAL UNIQA Group Austria hedh në treg një tjetër risi, “Sigurimi anti Tumor”.

“SIGURIMI ANTI KANCER”

Në bashkëpunim me gjigandin Swiss Re dhe nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA Group Austria sjell për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, “Sigurimi anti Tumor”, një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5 mijë euro deri në vlera 50 mijë apo më shumë.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, në mënyrë të menjëhershme nga SIGAL UNIQA vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar dhe nëse gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me këtë sëmundje me dy opinione të pavarura mjekësore që e konfirmojnë, atëherë të siguruarit i akordohet shuma e siguruar CASH dhe menjëherë.

 Përfitimet e siguracionit “Sigurimi anti Tumor”:

  • Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
  • Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
  • Mund të sigurohet çdo person nga 0-80 vjeç
  • Mund të blihet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndërsa mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Për më shumë informacione mund të kontaktoni në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, një mik i mirë për ditët më të vështira

 

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat