Si në sigurimet motorike dhe ato të pasurisë, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri edhe sa i përket klasës së sigurimit “Aksidente dhe Shëndeti”.
Sipas raportit të AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për janarin 2022, SIGAL UNIQA rezulton kompania më e madhe si në përqindjen që ze në treg ashtu edhe në dëmet e paguara.
Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar 2022, arritën në rreth 137 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 26.1% në krahasim me periudhën janar 2021.
Lexo edhe: Siguracioni që duam/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL UNIQA-s, dëme të paguara si asnjë tjetër
DËMET E PAGUARA NË SIGURIMIN E SËMUNDJEVE
Lexo edhe: Askush nuk paguan më shumë dëme/ SIGAL UNIQA, nr.1 edhe në Sigurimet e Pronës
Në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL është bërë e njohur jo vetëm për korrektësinë dhe seriozitetin në shërbimin ndaj klientëve, por edhe për inovacionet që ka sjellë në tregun e sigurimeve.
Produktet avangarde të kompanisë u kanë ardhur në ndihmë mijëra personave të prekur nga COVID-19 por edhe sëmundje të tjera.