11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë shumë se 11,000 të vdekur dhe mbi 50,000 të plagosur nga...

Më shumë se 11,000 të vdekur dhe mbi 50,000 të plagosur nga tërmeti në Turqi e Siri

Ekipet e shpëtimit vijojnë intensivisht kërkimet për të mbijetuar në jug të Turqisë dhe në veri të Sirisë, pas dy tërmeteve të fuqishme të së hënës.

Më shumë se 11,104 persona janë konfirmuar të vdekur, megjithatë autoritetet druhen se numri i viktimave mund të vijojë të rritet.

Në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 8,574, ndërsa të plagosurit janë mbi 50,000.

Në Siri të vrarët janë 2,530, ndërsa të plagosurit mbi 4,000.

Përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë vijuan edhe në natën e dytë nën temperatura të acarta. Ekipet e shpëtimit janë në luftë më kohën.

Ekipe nga të paktën 70 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, kanë shkuar në zonat e prekura nga tërmeti.

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ra pranë Gaziantep, në orët e para të ditës së hënë. Ndërsa u pasua nga një tjetër tërmet i fuqishëm në mesditë, me magnitudë 7.5.

LEXO EDHE: Jo vetëm Turqia. Edhe Shqipëria e rrezikuar nga tërmetet/ Sigurimi i banesës nis nga 5,000 Lekë në vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat