Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi ditën e sotme ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2022.
Siç ju kemi bërë me dije edhe në shkrimet e mëparshme SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet në krye të tregut, si për hapësirën që ze mes kompanive të tjera që operojnë ashtu edhe për dëmet e paguara te klientët.
LEXO EDHE: Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve
Një ndër klasat e sigurimit ku duket qartë besimi i qytetarëve ndaj SIGAL është edhe Sigurimi “Aksidentet dhe Shëndet”.
Sipas asaj që raporton AMF, SIGAL UNIQA ze thuajse gjysmën e tregut me 49%, 7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe afro 30% më shumë se kompania që rënditet e dyta.
Nëse në janar-shtator 2021 SIGAL UNIQA numëronte 380,979 prime bruto, në janar-shtator 2022 numëron 521,604 çka tregon besimin në rritje të qytetarëve ndaj kësaj kompanie.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë.
Me rreth 52%, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group” le shumë mbrapa 7 kompanitë e tjera që operojnë në këtë treg.
Në shifra konkrete, në janar-shtator 2021 SIGAL paguante 217,663,000 Lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti ka paguar afërsisht 250 milionë Lekë dëme.
Profesionalizimi i punonjësve, përgjegjshmëria përballë klientëve, pagesa e drejtëpërdrejtë e dëmeve dhe produktet e herëpashershme novatore, të cilat lehtësojnë jetën e klientëve, kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania numër 1 e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.