11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrojtja e shtëpisë nis nga sigurimi i duhur

Mbrojtja e shtëpisë nis nga sigurimi i duhur

Bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi, ndërsa harrojmë ta sigurojmë atë!

Sigurimi i shtëpisë mundëson që për humbjet financiare të shkaktuara nga dëmtime të ndryshme t’ju kompensohen nga kompania e sigurimit dhe prona juaj të kthehet në gjendjen para ngjarjes.

Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe ndodhet në zonën e rrezikut sa i përket lëkundjeve sizmike, dukuri që nuk është në dorën tonë. Por ajo që ne mund të parandaloni, janë kostot financiare që le pas një tërmet, zjarr, përmbytje, stuhi etj.

Cilat janë rreziqet me të cilat përballet shtëpia juaj?

Imagjinoni nëse shtëpia juaj merr flakë. Jo vetëm që do të humbisni shtëpinë tuaj, por gjithashtu do të rëndoheni financiarisht dhe emocionalisht.

Pa sigurimin e duhur të shtëpisë, ju do të mbeteni duke mbledhur fonde për të shlyer kredinë apo për ta rinovuar atë.

Sigurisht, sigurimi i shtëpisë mund t’ju mbrojë edhe nga gjërat më të zakonshme si rrjedhjet e tubave dhe dëmtimi i pronës nga fenomene të tjera të ndryshme, të paparishikuara, kështu që një mbulim gjithëpërfshirës ju ndihmon të mbroni banesën, investimin më të madh të jetës tuaj.

Mbrojtja e shtëpisë tuaj fillon me sigurimin e duhur

Kur vjen fjala për blerjen e sigurimit të shtëpisë, a duhet të zgjidhni cilëndo kompani që ju del përpara me çmimin më të ulët të sigurimit të shtëpisë?

Kur ne shkojmë në një dyqan rrobash, është e lehtë të krahasojmë ndërmjet një trikoje kashmiri kundrejt një trikoje me poliestër, por si mund t’i krahasojmë policat e sigurimit me cilësi të lartë, veçanërisht kur ka kaq shumë kompani që ofrojnë sigurimin e shtëpisë nga të cilat ju mund të zgjidhni?

PSE SIGAL UNIQA?

Gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 milionë euro dëmshpërblime. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.

Kjo ka bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë lidere në treg, duke zënë 53.44% të tij me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, thekson AMF në raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2022.

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet shtëpia?  

Sygjerimi ynë për një sigurim të plotë të shtëpisë është që minimalisht të sigurohet nga rreziqet e mëposhtme:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni;
  • Rënie avionesh, pjesëve të tyre ose gjërave që transportohen nga to;
  • Tërmeti;
  • Përmbytja, shirat, breshëri;
  • Rredhja e tubacioneve të ujit
  • Mbingarkesa me dëborë që nënkupton rënien e plotë ose të pjesshme e çatisë ose të mure të shkaktuara nga mbingarkesa me borë);
  • Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:

✅Standarde

✅E argjendtë

✅E artë

BLI ONLINE SIGURIMIN E SHTËPISË NGA CELULARI OSE LAPTOPI JUAJ, PA QENË NEVOJA TË SHKONI NË NJË PREJ ZYRAVE TË SIGAL:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Kostoja e sigurimit: Vetëm 1 euro për m².

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat