11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 800 milionë dëme në 10-muaj/ SIGAL UNIQA, e para edhe në...

Mbi 800 milionë dëme në 10-muaj/ SIGAL UNIQA, e para edhe në Sigurimet e Automjetit

Në raportin e publikuar dje nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2023, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 18.8 miliardë lekëve, në rritje me 9.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës u rritën me 9.7%, ndërsa në atë të sigurimit të Jetës me 9.4%.

Tregu i Jo-Jetës vazhdon të dominojë, me pothuajse 92% të primeve të shkruara bruto, ndërsa sigurimet e detyrueshme motorike zenë peshën më të madhe.

Në fund të 10-mujorit, ato përbënin 65.9% të primeve të shkruara bruto, nga 67.4% që zinin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por cila është kompania e sigurimit që kryeson tregun edhe në sigurimet motorike? 

Siç tregohet qartë në grafikun e mësipërm, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania numër në treg, si në Sigurimin TPL, ashtu edhe në atë Karton Jeshil apo Kufitare.

KARTON JESHIL

KUFITARE 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara në sigurimet motorike, SIGAL UNIQA rezulton kompania që ka paguar më shumë gjatë këtij 10-mujori.

Nëse 8 kompanitë së bashku kanë paguar 3,96 miliardë lekë, vetëm SIGAL UNIQA rezulton të ketë paguar afro 819 milionë lekë dëme.

Mos harroni! Të gjitha këto polica mund të blihen edhe online në www.sigal.com.al

LEXO EDHE: Tregu i sigurimeve në Shqipëri për 10-mujorin 2023/ Grupi “SIGAL UNIQA” ruan lidershipin. I pari edhe në dëmet e paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat