Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të lartë atmosferik dhe masa ajri të ftohta kontinentale të cilat po mbajnë stabilitet të motit në vendin tonë.
E Premte, 4 Shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -8/7°C
Zona e ulët -5/14°C
Zona bregdetare 0/13°C
Kosova, e Premte data 04 Shkurt 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 2 – 7°C .
Lexo edhe: I ftohti polar vjen në Shqipëri, “mbuloni” makinën tuaj me KASKO