15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaqedonia e Veriut/ Fondet e pensioneve të detyrueshme, 1.9 miliardë $ asete...

Maqedonia e Veriut/ Fondet e pensioneve të detyrueshme, 1.9 miliardë $ asete neto për 11-mujorin

Asetet neto të menaxhuara nga tre fondet e pensioneve të detyrueshme të Maqedonisë së Veriut janë rritur duke arritur në 1.9 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të muajit nëntor asetet neto kanë arritur në 1.7 miliardë euro, shifër që tregon edhe suksesin e skemës që ka zgjedhur shteti fqinj, ndryshe nga Shqipëria.

Si funksionon sistemi i pensioneve në Maqedoninë e Veriut

Sistemi pensional në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i përbërë nga sigurimi pensional dhe invalidor në bazë të solidaritetit të gjeneratave dhe financimi kapital i sigurimit pensional, i cili u mundëson qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut sigurinë materiale dhe shoqërore.

Struktura e sistemit të pensioneve me shumë shtresa bazohet në tre lloje (shtylla) të sigurimit:

Sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor i bazuar në solidaritetin e gjeneratave (shtylla e parë),

Sigurimi i detyrueshëm i pensionit me finansim kapital (shtylla e dytë),

Sigurimi vullnetar i pensionit me finansim kapital (shtylla e tretë).

Krahas të gjithë vëndeve të zhvilluara si Gjermania,Franca, Italia etj, këtë sistem e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Republikë Çeke etj, të cilët sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamik evolimin e këtyre proçeseve.

Për shembull, kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18.% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private (kolona e II), nga ku me plotësimin e moshës çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor në bazë të solidaritetit të gjeneratave (shtylla e parë) është sigurim i organizuar sipas parimit të financimit të vazhdueshëm (pay-as-you-go), që do të thotë se personat e siguruar aktual paguajnë për pensionistët aktualë. Kjo shtyllë funksionon në parimin e pensioneve të përcaktuara, respektivisht përmes tij sigurohen pensionet sipas një formule të paracaktuar që varet nga lartësia e pagave dhe stazhi i punës së personit të siguruar. Kjo shtyllë siguron realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor në rast të pleqërisë, invaliditetit dhe vdekjes, që do të thotë se paguhet një pjesë e pensionit të pleqërisë, pastaj pensionit invalidor, pensionit familjar, si dhe shuma më e ulët e pensionit.

Sigurimi i detyrueshëm i pensionit me finansim kapital (shtylla e dytë) është sigurimi i bazuar në kapitalizimin e aseteve, në parimin e kontributeve të përcaktuara, ku ekziston një marrëdhënie e ngushtë dhe varësi midis vëllimit të fondeve të investuara – kontributeve dhe përfitimeve të ardhshme të pensioneve të fituara nga secili person bazuar në ligjet e tregut. Respektivisht, ky lloj sigurimi bazohet në parimin e mbledhjes së fondeve duke paguar kontribute në llogari individuale, fondet e të cilave investohen më tej dhe fitimi i zvogëluar nga kostot operative të sistemit shtohet (akumulohet) në fondet e llogarive individuale.

Çdo person i siguruar mund të zgjedhë vetëm një fond të detyrueshëm pensional. Fondet e investuara investohen në përputhje me rregulloret ligjore të vendosura në mënyrë rigoroze, të cilat sigurojnë mbrojtjen më të lartë të interesave të anëtarëve dhe pasurive të tyre. Në fondet pensionale të detyrueshme, secili anëtar ka llogarinë e tij individuale në të cilën mbahen fondet nga kontributet që secili anëtar alokon nga paga e tij/saj. Fondet e ndara nga paga, së bashku me kthimin e investimit të tyre, i përkasin anëtarit dhe hyjnë në formimin e shumës së pensionit. Anëtarët informohen rregullisht për fondet e tyre të caktuara për ditët e pensionit.

Sigurimi vullnetar i pensionit me finansim kapital (shtylla e tretë) është gjithashtu sigurimi i bazuar në kapitalizimin e aseteve, mbi parimin e kontributeve të përcaktuara, por mbi një bazë vullnetare. Është e rëndësishme për këtë sigurim që ai mund të përfshijë të gjithë personat që duan të sigurojnë një vëllim më të lartë të sigurisë materiale përveç sigurimit të detyrueshëm, si dhe të gjithë personat që nuk janë të mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm (në shtyllën e parë dhe të dytë). Për më tepër, shtylla e tretë parashikon krijimin dhe financimin e skemave të pensioneve profesionale.

Çdo person i siguruar mund të ketë një llogari individuale vullnetare në një fond pensioni vullnetar dhe një llogari profesionale në një fond pensioni vullnetar. Fondet e investuara investohen në përputhje me rregulloret ligjore të vendosura në mënyrë rigoroze, të cilat sigurojnë mbrojtjen më të lartë të interesave të të siguruarve dhe pasurive të tyre. Anëtarët informohen rregullisht për fondet e tyre të caktuara për ditët e pensionit.

Siç dihet, vetëm tre vënde të Ballkanit Perëndimor Shqipëri, Bosnjë e Serbi nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private, kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti me vendet e rajonit.

Lexo edhe:  Raporti i AMF/ Lider me 44% të tregut, shqiptarët i besojnë pensionin privat Fondit SIGAL

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat