11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaqedoni e Veriut/ Jetën e kanë siguruar mbi 242 mijë qytetarë, kanë...

Maqedoni e Veriut/ Jetën e kanë siguruar mbi 242 mijë qytetarë, kanë investuar 21.5 milionë euro në 9 muaj

Pjesëmarrjen  më të madhe në totalin e sigurimit të jetës e ka sigurimi i jetës me komponent kursimi që ofron mbulimin e rrezikut të vdekjes dhe në fund të kontratës i siguruari i kthen paratë e investuara sikur t’i kishte kursyer.

Të siguruarit kanë investuar 13.6 milionë euro në këtë produkt për nëntë muajt e parë të këtij viti.

Pesë kompanitë e sigurimit të jetës, në nëntë muajt e parë të këtij viti, kanë paguar 590 mijë euro dëmshpërblim për të afërmit për rastet e vdekjeve që kishin sigurim të jetës me “rrezik”.

Investimet në sigurimin e jetës arritën në 1,32 miliardë denarë (21,5 milionë euro) dhe në nëntë muajt e parë të këtij viti janë rritur për 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mbi 242 mijë qytetarë kanë një policë të sigurimit të jetës përfshirë shtatorin e këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Në vlerën e totalit të investimeve në sigurimet e jetës, pjesëmarrjen më të madhe e ka sigurimi i jetës, ku përfshihet komponenti i kursimeve. Ky produkt sigurimi me policën e sigurimit të jetës ofron mundësinë për të kursyer fondet e investuara të sigurimit dhe për t’iu paguar të siguruarit pas skadimit të policës. 838 milionë denarë (13,6 milionë euro) janë investuar në sigurimin e jetës me komponentë të kursimit në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Në sigurimin klasik të jetës që mbulon rrezikun nga vdekja, në këtë periudhë janë investuar 237 milionë denarë (3,9 milionë euro). Ky produkt, i njohur gjerësisht si “sigurimi i rrezikut”, ofron kompensim financiar për anëtarët e familjes apo të dashurit e tyre në rast vdekjeje të të siguruarit, por nuk ka asnjë komponent kursimi. Kjo do të thotë se fondet e investuara nuk i kthehen të siguruarit pas  skadimit të kontratës së sigurimit.

Sigurimi “Junid Linkd ” është klasa më e fundit në tregun tonë të sigurimit të jetës. Në këtë sigurim fondet e investuara nuk kursehen por investohen në aksione të fondeve të investimit që blejnë aksione dhe letra të tjera me vlerë të tregtuara në bursat botërore. Në këtë klasë sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë shumë të garantuar sigurimi që paguhet kur mbaron periudha e sigurimit. Kjo do të thotë se kur skadon afati i kontratës, i siguruari merr vlerën e aksioneve të fondit të investimit në të cilin janë investuar paratë. Në nëntë muajt e parë në këtë produkt të sigurimit janë investuar 250 milionë denarë (4,1 milionë euro). Ka një trend në rritje të këtij sigurimi në sigurimin total të jetës.

Për nëntë muajt e parë, pesë kompanitë e sigurimeve në të gjitha bazat kanë paguar dëme prej 400 milionë denarësh (6,5 milionë euro).

Prej tyre, në rast të vdekjes së personave të siguruar të personave të tyre të afërt dhe familjarëve të mbuluar nga “sigurimi i rrezikut”, janë paguar 36,3 milionë denarë (590.000 euro).

Në sigurimin me komponentë kursimi, 345 milionë denarë (5,6 milionë euro) u janë paguar të siguruarve të cilëve u ka skaduar kontrata, u është ndërprerë sigurimi ose janë kompensuar të afërmit e të siguruarve që kanë vdekur.

Në “Unit Link” sigurimi për këtë periudhë është paguar 17,2 milionë denarë (280.000 euro) dëmshpërblim. Për këtë vlerë shlyerja (kontratat e shkëputura para kohe me kërkesë të të siguruarit) merr pjesë me 12,6 milionë denarë (205.000 euro).

Lexo edhe: Maqedonia e Veriut/ Fondet e pensioneve të detyrueshme, 1.9 miliardë $ asete neto për 11-mujorin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat