11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakinat elektrike, 92% më shumë janar-prill 2024

Makinat elektrike, 92% më shumë janar-prill 2024

Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të dukshme të mjeteve elektrike të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor në vend.

Statistikat e bëra publike nga ky institucion tregojnë se në janar-prill u regjistruan 92% më shumë mjete vetëm elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

DPSHTRR, mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green (gjelbra/ miqësore me mjedisin), i kushton rëndësi edhe analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike.

Janar – prill 2024 prezanton shifra motivuese ku: Mjete All Electric janë 818 mjete të regjistruara. Janë 370% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2022 dhe 92% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2023”.

Sipas të dhënave, 16.9% e mjeteve vetëm elektrike, të regjistruara, ishin me zero kilometra, pra që dalin për herë të parë në qarkullim. Kjo është 7% më shumë krahasuar me janar prill 2023. Në prill flota e mjeteve vetëm elektrike ishte 4,120 mjete.

Të dhënat analizojnë edhe mjetet që janë hibride.

Mjete Electric / Hybrid Plug-In ishin 1,529 të regjistruara. Kjo është 261% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2022, 99% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2023. 37% e autoveturave me të regjistruara për herë të parë janë Electric / Hybrid Plug-In.

Në fund të prillit, flota e mjeteve Mjeteve Electric/Hybrid Plug-In ishte 8,574 mjete apo mbi 13 herë në raport me vitin 2019”, thuhet në statistikat e DPSHTRR.

Teksa interesi për mjete elektrike është gjithmonë e më i lartë duket se ajo që e kufizon këtë rritje që të jetë më e shpejtë është mungesa e infrastruktura së karikimit për këto mjete.

Enti Rregullator i Energjisë raportoi në raportin vjetor 2023 se gjatë vitit të shkuar, janë instaluar 26 pika të reja për njësi të karikimit të makinave elektrike, përkatësisht në Durrës 2 me fuqi të instaluar 250 kw, ndërsa në Tiranë janë në total 26 kontrata me fuqi të instaluar 2565 kw.

LEXO EDHE“Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat