Një makinë dhe një ambulancë janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç në kryqëzimin e Shënkollit.
Dyshohet se makina tip “Ford” i ka prerë rrugën ambulancës. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor po heton për shkaqet e aksidentit.
LEXO EDHE: Aksidentet, eksperti i Policisë Rrugore: Shoferët 25-35 vjeç, më problematikët