Një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur për vdekje 56-vjeçarin me iniciale V.H. banues në Cërrik.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
LEXO EDHE: Siguracionet motorike, kompania e sigurimit që ka paguar 2.8 miliardë lekë në vetëm 3 muaj
Ndërkohë një aksident tjetër rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50 në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës.
Dy makina janë përplasur, e për pasojë janë lënduar katër persona, 2 shoferët e automjetve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
LEXO EDHE: Workshop-i rajonal/ Dëmet e paguara, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA