Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Farkë-TEG, në Tiranë.
Një 47 vjeçar me inicialet F.H. I cili drejtonte një makinë tip “Volkswagen”, ka përplasur një motomjet më të cilin udhëtonin dy të rinj, të moshave 26 dhe 18 vjeç.
Si pasojë e aksidentit dy të rinjtë që ndodheshin në motomjet, janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
“F. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Farkë-TEG, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. J., 26 vjeç dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.