Një automjet humbi kontrollin këtë pasdite në Pogradec dhe për pasojë mbeti i plagosur shoferi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në afërsi të fshatit Bratomirë.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale M. Sh., duke drejtuar një automjet tip “Benz”, doli nga rruga. Për pasojë u lëndua ai vetë dhe shtetasit me iniciale S. M., dhe E. Gj.
Të tre u dërguan në spitalin e Pogradecit, ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet shkaku i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit, ndërkohë që vijojnë hetimet.