Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër.
Një automjet i cili drejtohej nga një 29-vjeçar ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore ne spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut. Policia po kryen hetimet ne lidhje me këtë aksident.