Çmimi i Bitcoin ka rënë ndjeshëm gjatë fundjavës, duke prekur nivelin e ulët prej 43,000 dollarëve. Kriptovaluta më e famshme në botë rikuperoi humbjet, duke u tregtuar në 48,767.8 dollarë, sipas Coindesk. Brenda 24 orëve, çmimi i bitcoin ra nga 57,000 në 47,000 dollarë, duke humbur 10,000 dollarë apo mbi 17%. Çmimi i Ethereum ra gjithahtu në një nivel të ulët prej 3,500 dollarë. Ether, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë matur nga vlera e tregut, humbi mbi 16%. Kriptovalutat nisën rënien që në ditën e Premte, ndërkohë që tregjet e kapitalit ranë gjithashtu, me investitorët që i’u drejtuan aktiveve të sigurta si titujt e Thesarit. Aksionet e Teknologjisë ishin ndër humbësit më të mëdhenj në Wall Street në tregtinë e fundit të Javës, me Tesla që ra me 6%.
Ndërkohë që humori tek hapësira teknologjike u bë i zymtë, investitorët mund të kenë nisur gjithashtu shitjen e kriptovalutave. Megjithatë, nuk kishte ndonjë arsye të qartë për rënien e kriptovalutave, sidomos gjatë fundjavës, ku humbjet morën vrull. Analistët thonë se ky ishte një event i shitjeve i nxitur nga produktet derivative, e ngjashme me rënien e Shtatorit. Ekspertë të tjerë thonë se kjo mund të krijojë mundësinë e një tjetër rritjeje optimiste, si ajo e Tetorit.
Kriptivalutat janë tregtuar në mënyrë të turbullt që kur u shfaq varianti Omicron, duke ndjekur tregjet botërore të kapitalit, që kanë qenë gjithashtu të luhatura. Më 26 Nëntor, bitcoin shënoi nivelin më të ulët në 6 javë prej 54,000 dollarë. Bitcoin është tashmë në rënie me 30% nga niveli më i lartë i të githa kohërave prej 69,000 dollarë, që shënoi në fillim të Nëntorit.