14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Loja ka filluar..."/ Bashkëpunimi i biznesit shqiptaro-japonez, Ponari: Shumë të qartë në...

“Loja ka filluar…”/ Bashkëpunimi i biznesit shqiptaro-japonez, Ponari: Shumë të qartë në synimet tona

100-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë po shënohet nga ngjarje të ndryshme në Tiranë për të përkujtuar këtë moment historik të rëndësishëm në historinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në prill 1922, e ndjekur nga akte të rëndësishme si nënshkrimi i Traktatit të Tregtisëi, i pari i këtij lloji midis dy vendeve në vitin 1930, dhe hapja e Konsullatës së Nderit të Mbretërisë së Shqipërisë në Osaka më 1935.

Marrëdhëniet e ndërprera pas Luftës së Dytë Botërore u rivendosën në vitin 1981 dhe ambasada e parë shqiptare në Japoni u hap në Tokio në vitin 2005. Ndërkohë Japonia emëroi Ambasadorin rezident në Tiranë në vitin 2017, ndërsa Konsullata e Nderit e Japonisë në Tiranë. u hap në vitin 2009.

Në kuadër të këtij 100-vjetori të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike bie në sy një tjetër moment historik, që është krijimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Japoneze. Mes të pranishmëve në ceremoninë e 20 majit 2022 ishte edhe ambasadori japonez në Tiranë, Takada Mitsuyuki i cili në fjalën e tij tha se Dhoma do të jetë partnere me grupe të ndryshme interesi dhe do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me administratën, organizatat tregtare dhe industriale, dhomat e tregtisë dhe industrisë si dhe me institucionet e tjera në vend.

Për të folur më në detaje rreth kësaj ngjarjeje, gazeta në gjuhën angleze Albanian Daily News pati një intervistë me Kryetarin e Dhomës, Avni Ponari, i cili është edhe Konsull i Përgjithshëm i Nderit i Japonisë në Shqipëri për shumë vite.

“Ne do të përpiqemi të jemi ndryshe nga dhomat e tjera. Ne do të përpiqemi të jemi zëri i biznesit dhe shumë të qartë në programet dhe synimet tona”, tha Ponari, i cili tregoi se objektivi kryesor i programit të Dhomës për këtë vit është rritja e numrit të anëtarëve. “Përveç kësaj do të ketë vizita dhe takime të ndërsjella me biznese të ndryshme në Japoni dhe do të marrim pjesë me një delegacion biznesi për herë të parë në mënyrë që të krijohen mundësi për njohje dhe bashkëpunim me homologët tanë japonezë”.

Sipas tij, ideja për krijimin e kësaj dhome erdhi si nevojë, por edhe si mision dhe hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Japoni.

Japonia është një vend me potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe si i tillë ofron mundësi të pafundme për biznesin shqiptar, tha Ponari, duke shtuar se Shqipëria ofron mundësi shumë të mira edhe për investitorët japonezë.

Më tej ai vuri në dukje se Shqipëria është një portë për të gjitha investimet japoneze drejt Ballkanit dhe Dhoma do të punojë që Tirana dhe Shqipëria të jenë një pikë koordinuese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me Japoninë.

Loja ka filluar. Biznesi kërkon partneritete, kërkon besim dhe atëherë sigurisht që performanca do të jetë normale. Duke pasur parasysh përvojën time me japonezët, nuk ka ‘le të shohim, le të flasim, le të mendojmë’… Për ta, këto duhet të bëhen para takimit ku nevojitet vendimmarrja dhe ndërtimi i strategjisë për të lidhur marrëveshje dhe për të ndërtuar biznese”, tha Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Japoneze të Tregtisë dhe Industrisë, Avni Ponari.

Intervista:

– Në fillim, më lejoni t’ju përgëzoj për themelimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiperi -Japoni dhe detyrën tuaj si President i saj. Ju lutem, a mund të na zbuloni se si u formua një projekt i tillë, që përkon me 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë?

– 100 vjet më parë, në prillin e vitit 1922, Shteti Shqiptar, i cili mezi po mëkëmbej, vendosi marrëdhënie diplomatike me Japoninë. Ishte koha kur shtetet më të mëdha dhe më të rëndësishme të botës po e njihnin dhe po vendosnin marrëdhënie diplomatike me vendin tonë, ndër to Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në historinë e marrëdhënieve tona zë vend Traktati i Parë Tregtar me Japoninë i vitit 1930 si dhe hapja e Konsullatës së Nderit të Mbretërisë Shqiptare në Osaka në vitin 1935.

Marrëdhëniet e ndërprera pas Luftës së Dytë Botërore u rivendosën në vitin 1981 ndërsa në vitin 2005 në Tokio u hap e para Ambasadë shqiptare në Japoni. Ndërsa në vitin 2017 Japonia vendosi Ambasador me rezidencë në Tiranë.

Historia e dy vendeve tona shënon piketa shumë të ndritshme ndër të cilat spikat edhe Hapja e Konsullatës së Nderit të Japonisë në Tiranë, në vitin 2009.

– Para se të flasim konkretisht për Dhomën, ju lutem Z. Ponari, çfarë rëndësie ka përkujtimi i 100-vjetorit të vendosjes së lidhjeve diplomatike mes Tiranës dhe Tokios dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për të ardhmen e tyre?

– Përveç rëndësisë, ky përvjetor ka dhe vlera të veçanta. Japonia është një vend mik dhe aleat i Shqipërisë. Janë të parët që njohën pavarësinë e Kosovës. Është vendi i tretë në rang global sa i përket zhvillimit ekonomik. Pra, ka plot gjëra e fakte interesante në këtë përvjetor.

Në të ardhmen do të ketë aktivitete të shumta në vendin tonë siç do të jetë edhe “Java e Japonisë në Shqipëri”.

LEXO EDHE100-vjetori i marrëdhënieve mes dy vendeve, çelet ekspozita me foto nga Japonia

– Ndërkohë, a mund t’na thoni se çfarë ka nxitur interesimin tuaj për Japoninë, e cila është kthyer në angazhimin tuaj aktiv në veprime konkrete për promovimin e marrëdhënieve mes dy vendeve?

– Unë jam Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri prej shumë vitesh. Kandidatë për këtë post kanë qenë shumë personalitete nga bota e biznesit, të cilët edhe u intervistuan. Por në fund i përzgjedhuri rezultova unë.

Kriteret e tyre për të mbajtur një detyrë të tillë të rëndësishme janë shumë strikte por mesa duket unë i plotësoja dhe ja ku jam sot.

-Duke folur për Dhomën, Z. President, cilat janë disa nga pikat kryesore të platformës së saj të punës dhe megjithëse janë muajt e parë të aktivitetit të saj, sa janë të motivuar ekipi juaj dhe anëtarët e Dhomës për të realizuar objektivat e vendosura?

– Do përpiqemi të jemi ndryshe nga dhoma e tjera. Do përpiqemi të jemi zëri i biznesit. Dhe shumë të qartë në programet dhe synimet tona.

Në program për këtë vit kemi rritjen e numrit të anëtarëve. Më pas vizita të ndërsjellta dhe takime me biznese të ndryshme në Japoni duke marrë pjesë për herë të parë me një delegacion biznesi me qëllim krijimin e mundësive të njohjes dhe bashkëpunimit me homologët tanë japonezë.

– Sikurse e cekët, ju keni qenë Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri për një kohë të gjatë. Si do t’ju ndihmojë një përvojë e tillë në pozicionin e Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni?

– Konsull Nderi dhe President i Dhomës kanë pak a shumë një mission. Nga njëra anë je përfaqësues i vendit që të ka nominuar si konsull dhe nga ana tjetër je Kryetar i Dhomës.

Kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe pak përjashtime.

Besoj dhe shpresoj që do dimë të ecim në mënyrën e duhur në këtë rrugë që kemi nisur.

– Ndihma zyrtare japoneze për zhvillimin e Shqipërisë arrin në 25.278 miliardë jen në total, ose afërsisht 179 milionë euro (kursi i këmbimit 1EUR=141JPY, në maj 2014); Ndihma e Grantit: 4.98 miliardë jen; Kredi në jen: 18.092 miliardë jen; Bashkëpunimi Teknik: 2.206 miliardë jen. Në çfarë kuptimi një ndihmë e tillë e ka ndihmuar Shqipërinë dhe për të qenë më konkret, si e ka përmirësuar mirëqënien e njerëzve?

Japonia është ndër vendet e para që na është gjendur pranë me projekte të rëndësishme ndihme. Dhe ndihma e tyre ka qenë në makineri, pajisje mjekësore dhe artikuj të tjerë të llojeve të ndryshme moderne.

Pra, ata gjithmonë janë përpjekur të sjellin teknologjinë më të fundit dhe mjete të cilat të detyrojnë ti shfrytëzosh dhe ti vesh në punë në ndihmë të biznesit.

– Pas ndihmës së Japonisë në vite, është e lehtë të vërehet se pjesa më e madhe e saj ka shkuar për t’i shërbyer nevojave sociale të komuniteteve si shërbimi shëndetësor, turizmi, arsimi, sistemet e ujërave të zeza, repartet civile të zjarrfikësve dhe harta e shpërndarjes së saj ka mbuluar pothuajse të gjitha komunat, veçanërisht komunat e vogla. A do të shohim një shtysë bashkëpunimi në shkëmbimet tregtare dhe mbi të gjitha si do të inkurajojë Dhoma kompanitë japoneze me investimet e tyre në Shqipëri?

Sapo kanë filluar investimet dhe kompani shumë të fuqishme si Sumitomo, me 1500 punonjës, sapo kanë nisur të vijnë. Ndërsa po synohet për punë dhe investime të reja.

Ka disa ide, disa projekte të cilat po i ndjekim me kujdes për të parë rrugët për të ecur përpara.

Ideja per krijimin e kësaj Dhome erdhi si një nevojë, por edhe si një  mision dhe një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të mardhënieve  Shqipëri-Japoni. Siç e përmenda edhe më lart, Japonia është një shtet me potenciale të jashtëzakonshme ekonomike dhe si e tillë ofron mundësi pafund edhe për biznesin shqiptar.

Por nga ana tjetër, edhe Shqipëria ofron mundësi shumë të mira për investitorët japonezë. Në pikëpamjen tonë, Shqipëria është një rrugëkalim për të gjitha investimet japoneze drejt Ballkanit.

Ne do punojmë që Tirana dhe Shqipëria të jenë një pikë koordinimi për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me Japoninë.

– Ndoshta është shumë shpejt për të thënë, por a keni parë një rritje të interesit të bizneseve japoneze për Shqipërinë? Gjithashtu, sa janë të përgatitur dhe të etur bizneset shqiptare për të krijuar bashkëpunim me bizneset japoneze?

Rëndësi ka njohja e Shqipërisë. Ky është thelbi. Mendoj se japonezët janë të hapur për të bërë biznes në të gjithë botën. Ndërsa ne duhet t’ju themi se kush jemi, çfarë ofrojmë, sa jemi të gatshëm për të punuar dhe se si punojmë.

Mendoj se, nëse fillimisht krijojmë njohje reciproke më pas do të vijnë edhe shkëmbimet tregtare. Ne jemi vend i vogël por kemi çfarë i ofrojmë biznesit japonez. Por të takohemi, të diskutojmë dhe më pas të ecim përpara.

Loja ka filluar. Biznesi kërkon parneritete, kërkon besim dhe më pas natyrisht ecuria do të jetë normale. Në përvojën time, me japonezët nuk ka ‘të shohim, të flasim, të mendojmë’… Me ta, këto duhen bërë para takimit ku duhet vendimmarrje dhe ndërtimi i strategjive për të përmbyllur marrëveshjet dhe për të ndërtuar biznese.

– Si përfundim, Z. Ponari, Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) ka qenë aktive në Shqipëri me shumë projekte të ndryshme. Si e shihni bashkëpunimin e Dhomës me JICA-n duke pasur parasysh përvojën dhe kontributin e saj prej kohësh në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor?

Është një institucion i rëndësishëm financiar  që natyrisht kërkon partneritet serioz dhe respektim të marrëveshjeve. Diku ne kemi gabuar që nuk janë më shumë active, por do përpiqemi të kapërcejmë çdo pengesë dhe ngërç të së shkuarës dhe JICA do të zërë pozicionin e mëparshëm. Ambasadori japonez, zoti Takada po punon shumë.

Është fat për Shqipërinë që ambasadori i Japonisë vjen nga bota e biznesit pasi ka qenë CEO i Mitsubishit. E kuptoni çfarë do të thotë kjo? Një emër i madh i biznesit botëror.

LEXO EDHE: Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit; ambasadori Takada: Një portë për kompanitë japoneze

* Intervistë e Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, z. Avni Ponari dhënë për “Albanian Daily News”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat