2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeLloyd bashkëpunon me qeverinë për markën e parë cilësore tregtare për eksplorimin...

Lloyd bashkëpunon me qeverinë për markën e parë cilësore tregtare për eksplorimin e hapësirës për risqet jashtëtokësore

Lloyd, në partneritet me Shoqatën Tregtare të Lloyd, ka deklaruar se do të bashkëpunojë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekspertët e industrisë për të zhvilluar markën e parë cilësore tregtare për eksplorimin e qëndrueshëm të hapësirës.

Lloyd ka qenë pararojë për sigurimin e eksplorimeve në hapësirë që prej fillimit, duke përfshirë sigurimin e satelitit të parë tregtar në vitin 1965. Zhvillimi  kësaj nisme do të ndihmojë me formësimin e bashkëbisedimeve rreth risqeve jashtëtkokësore, ka thënë Lloyd.

Hapësira është bërë gjithnjë edhe më e rëndësishme ndaj ekonomisë globale, duke foruar infrastruktura fizike për rrjetet e komunikimit global. Megjithatë, ky sistem satelitesh po kërcënohet gjithnjë edhe më shumë nga mbetjtet e hapësirës, ka thënë Lloyd.

Sipas vlerësimeve janë më shumë se 100 milionë pjesë mbetjesh në hapësirë të mjaftuehsme për të përbërë një risk të konsiderueshëm ndaj njerëzve dhe teknologjive që operojnë në orbitën e tokës.

Kjo nismë sjell së bashku industrinë, akademinë, qeveritë dhe organizamt ndërkombëtare për t’u siguruar që hapësira të vazhdojë të mbështesë interesat mjedisore, ekonomike dhe shkencore të gjeneratave të ardhshme.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat