24.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLlogari që nuk dalin/ Rritja e çmimeve, 2-fish më e lartë se...

Llogari që nuk dalin/ Rritja e çmimeve, 2-fish më e lartë se sa indeksimi i pensioneve

Jetesa e një pensionisti është shtrenjtuar 2 herë më shumë se sa ndihma që u dha qeveria në paketën e dytë të rezistencës.

Krahasuar me shtatorin e një viti më parë, për bukën, vajin, vezën, mishin e produktet e tjera të konsumit si dhe shërbimet e nevojshme një i moshuar po paguan 20% më shumë, që përkthyer në para janë rreth 4,800 lekë.

Ndërkohë, përfshirë indeksimin e muajit prill, pensionet në fshat e qytet janë rritur me 9.3 %, që përkthyer në të holla do të ishin respektivisht 1,000 lekë më shumë për të moshuarit në fshat e 1,600 lekë për ata në qytet.

Për shkak të pagave të ulëta, shqiptarët janë populli që shpenzojnë përqindjen më të lartë të të ardhurave për ushqim.

Sipas përllogaritjeve të Institutit Europian të Statistikave, 42% e asaj që një qytet në vend merr shkon për ushqim dhe pije jo-akoolike, ndërsa në Rajon dhe Europë ky tregues është në nivele ndjeshëm më të ulëta.

Ndryshe nga sa ndodhi në paketën e parë e cila përfundoi në qershor, të moshuarit nuk do të marrin 3,000 lekë çdo muaj, por pensionet e tyre do të rriten me 6%.

LEXO EDHESi të paguani më pak taksa duke investuar për pension pranë Fondit SIGAL

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat