5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLigji për të ardhurat, ndryshimet e rëndësishme që hyjnë në fuqi më...

Ligji për të ardhurat, ndryshimet e rëndësishme që hyjnë në fuqi më 1 janar 2024

Nëpërmjet Aktit Normativ numër 7 të 16 dhjetorit, ekzekutivi shqiptar ka realizuar me urgjencë disa ndryshime në ligjin për të ardhurat, që hynte në fuqi në 1 janar të vitit 2024. Ndryshimet kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe janë botuar në Fletoren Zyrtare numër 182.

Sipas këtyre ndryshimeve, parapagimet për kategoritë e personave, të cilët ofrojnë shërbime profesionale dhe janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat deklarata e tatimit të mbajtur në burim, do të zbatohet duke filluar nga periudha tatimore janar 2025. Për vitin 2024 do të përdoret deklarata sipas modelit ekzistues.

Pra detyrimi sipas ligjit të ri shtyhet me një vit kalendarik.

Ndryshim është bërë edhe lidhur me tatimin mbi të ardhurat nga punësimi që e përfundonte afatin ligjor në 31 dhjetor të vitit 2023. Ky afat shtyhet deri në 31 dhjetor 2024.

Tatimi sipas kategorive të pagave:

Pra të gjithë ata që marrin deri në 50 mijë lekë në muaj do të paguajnë ZERO tatim mbi të  ardhurat deri në 31 dhjetor 2024. Të gjitha ata që marrin deri në 60 mijë lekë në muaj dot ë paguajnë 13 për qind të kësaj shume mbi shumën 35 mijë lekë deri në 31 dhjetor 2024 dhe rrogat deri në 200 mijë lekë do të paguajnë për të njëjtën periudhë deri në 13 për qind mbi shumën 30 mijë lekë.

Ekzekutivi shqiptar ka kërkuar dhe miratuar me këtë akt normativ edhe ndryshimin për të ardhurat nga punësimi dhe biznesi, për kompensimin për shkollimin e fëmijëve, si dhe për të ardhurat nga punësimi deri në shumën 2 milionë e 40 mijë që tatoheshin me 13 përqind dhe mbi këtë shumë që tatoheshin me 23 për qind.

Masat e mësipërme do të jenë ligjore nga data 1 janar 2025 dhe jo në datën 1 janar 2024.

Në ndërkohë nuk ndryshon tatimi mbi të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, që tatohen nga 1 janar 2024 me 15 për qind kur të ardhurat janë deri në 14 milionë lekë dhe me 25 për qind kur të ardhurat e tyre janë mbi 14 milionë lekë.

Ndryshimet e mësipërme kanë hyrë në fuqi në minutën e fundit dhe janë pjesë e aktit normativ numër 7 që ka fuqinë e ligjit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat