Numri total i lejeve të ndërtimit në Shqipëri përgjatë vitit 2023 u regjistrua në 1,602, duke shënuar një rritje prej 13%, krahasuar me vitin 2022.
Sipas të dhënave të INSTAT, kjo shifër është më e larta që nga viti 2011-të, i cili regjistronte 1,604 leje ndërtimi.
Të dhënat tregojnë se, që nga viti 2005 deri në vitin 2023, pra në 18 vite, vetëm tre qarqe kanë regjistruar rritje të numrit të lejeve të ndërtimit.
Qarku i Durrësit duket se ka patur “hovin” më të madh. Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit në vitin 2023 është rreth 380%, krahasuar me vitin 2005. Ky qark në vitin 2023 regjistron numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit përgjatë gjithë viteve, me 500 të tilla. Ndërkohë, ndryshimi vjetor për këtë qark është 12.4%. Kjo ritje në Durrës vjen edhe si pasojë e rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.
Nga ana tjetër, dy qarqet e tjera me rritje janë Tirana dhe Lezha, me 14.1% dhe 50% respektivisht.
Ndërkohë, rënien më të madhe të numrit të lejeve e ka qarku i Gjirokastrës, kjo e ndikuar patjetër edhe nga faktorët demografikë.
RËNDËSIA E SIGURIMEVE EDHE NË NDËRTIM
Biznesi i ndërtimit është një prej bizneseve më fitimprurës vitet e fundit në Shqipëri por që gjithashtu përballet me rreziqet të mëdha, si dëme të mundshme aksidentale me pasojë në përfundimin e punimeve.
Për këtë arsye, kompanitë e sigurimeve ofrojnë zgjidhje të përgjithshme për të mbrojtur çdo aspekt të punimeve tuaja ndërtimore.
Po pse Sigurimin për të Gjitha Rreziqet gjatë Ndërtimit duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?
– Mbrojtje e plotë: Sigurimi ynë ofron mbrojtje për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen gjatë ndërtimit, duke përfshirë dëmet materiale, dëmet ndaj të tretëve, ndërprerjen e punimeve, dëmet nga ngjarjet natyrore dhe më shumë.
– Parandalim dhe këshilla: Ekipet tona të ekspertëve janë të gatshme për të ofruar udhëzime dhe këshilla për të parandaluar dëmet dhe për të punuar me efikasitet.
– Kostot e papritura: Me sigurimin tonë, ju mund të parashikoni më mirë kostot dhe të shmangni shpenzimet e papritura që vijnë si pasojë e rreziqeve të papritura.
Mësoni më shumë mbi këtë produkt duke klikuar KËTU
Kontaktoni tani për të mësuar më shumë rreth sigurimit të të gjitha rreziqeve gjatë ndërtimit.
E-mail: [email protected]
Tel: +355 4 2233 308