Aeroporti i Rinasit është kthyer në aeroportin më të madh në rajon, duke lënë pas dhe Serbinë e Bullgarinë.
Pas numrave rekord të pasagjerëve gjatë 2023-shit, “Tirana International Airport” njofton se, edhe janari i 2024-s ka pasur të njëjtën vazhdimësi.
Vetëm gjatë muajit janar nëpërmjet këtij aeroporti kanë udhëtuar mbi 652 mijë pasagjerë.
Vitin e kaluar TIA kaloi mbi 7 mln pasagjerë. Kjo shifër është 40% me e lartë krahasuar me një vit më parë dhe 117% krahasuar me vitin 2019.
Gjatë vitit të shkuar, Shqipëria ishte një ndër destinacionet më të përfolura duke rritur ndjeshëm numrin e të huajve që vizituan vendin tonë. Shifra prej 10 mln turistësh, që qeveria parashikonte të arrihej në 2030-n, u arrit gjatë 2023-shit.
Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, përbënin një pjesë të konsiderueshme të pasagjerëve.