18.5 C
Tirana
Friday, April 3, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Merremi vesh nëse ke KASKO": Përse nuk duhet marrë përsipër përgjegjësia e...

“Merremi vesh nëse ke KASKO”: Përse nuk duhet marrë përsipër përgjegjësia e aksidentit, pa e patur atë

Mbrëmje. Shi dhe acar. Janar 2024.

Drejtuesi i një automjeti në një qytet kufitar të Shqipërisë nuk mundi të vërejë në kohë se mjeti përballë tij po ngadalësonte për t’u kthyer me sinjalizim, sipas rregullave të qarkullimit, në restorantin bri rrugës. E godet nga pas. E aksidenton.

Policia nuk mbërriti shpejt në vendngjarje.

Disi prej nxitimit, disi prej humorit të keq, në momentin e mbërritjes në vendngjarje Policia i gjeti palët të dakordësuara dhe më shumë se sa ekspertizë të kujdesshme, paraqiti versionin e dakordësuar të dy shoferëve.

Dy shoferët kishin njohje miqësore. Shoferi i përparmë, kishte siguracion KASKO. Dëmet në mjetin e tij do të mbuloheshin nga ky siguracion vullnetar.

Ai pati rënë dakord të mashtronte se po dilte me marshin e pasmë dhe pa sinjalistikë nga restoranti, duke i prerë rrugën mjetit nga pas.

Mjeti, që falë rrethanave të manipuluara, paraqitej si mjeti i dëmtuar, do të përfitonte zhdëmtim nga kompania e sigurimeve falë mbulimit të TPL-së së mjetit shkaktar, që pranonte fajësinë.

Në këtë mënyrë, në formë të paligjshme, punonjësi policor dhe dy shoferët po i jepnin një ngarkesë të padrejtë kompanive të tyre të sigurimit duke e hequr nga vetja.

Mirëpo, si kudo në Botë, kompanitë e sigurimit rekrutojnë përherë juristët edhe inxhinierët më të mirë, për të bërë vlerësime të pavarura dhe profesionale të dokumentacioneve të dëmit.

Falë zhvillimeve teknologjike dhe kapaciteteve në burime njerëzore, falë metodave të dedektimit të rasteve të mashtrimit në sigurime, falë network-ut profesional dhe aksesit në burime informative, përherë e më e vështirë po bëhet të kapërcesh paq skenare mashtrimi ndaj kompanive të sigurimit.

Në dokumentacionin e dëmit, dinamika e aksidentit, përveçse ishte përplot pasaktësi, nuk mbështetej në të dhëna shtesë. Të dhëna, të cilat u verifikuan dhe rezultati ishte ky:

Të dy shoferët, përveçse nuk kanë përfituar mbulimet përkatëse, u gjenden nën akuzën e mashtrimit në sigurime, që legjislacioni shqiptar e dënon deri në 5 vjet burgim. 

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, mbi 20 procedime për veprën penale të mashtrimit në sigurime u kryen në vitin 2025, 20 procedime ishin në vitin 2024 dhe 13 në vitin 2023.

Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e ngjarjeve të sigurimit ose falsifikimin e rrethanave të tyre, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat