Vetëm për muajin Prill, në territorin shqiptar kanë hyrë 1.4 milionë vizitorë, me një rritje në masën 20.8% krahasuar me muajin Prill të vitit 2023.
INSTAT raporton se nga ky numër, 794 mijë rezultojnë shtetas të huaj, duke pësuar një rritje me të paktën 29.3%.
Sa i takon gjeografisë apo origjinës së shtetasve të huaj që kanë vizituar vendin tonë, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të tyre e kryeson Evropa, me 754 mijë shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore e Paqësori, përkatësisht me 16 dhe 5 mijë shtetas.