8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKroaci: 83% e primeve në janar-shkurt erdhën nga Sigurimet e Jo-jetës

Kroaci: 83% e primeve në janar-shkurt erdhën nga Sigurimet e Jo-jetës

Në dy muajt e parë të vitit 2024, 14 kompanitë e sigurimeve që operojnë në Kroaci, kanë arkëtuar 287 milionë euro prime, nga të cilat 48.7 milionë euro (17%) kanë ardhur nga Sigurimet e Jetës dhe 238.3 milionë euro (83%) nga Sigurimet e Jo-jetës.

Në segmentin e Jo-jetës, pjesa më e madhe e primeve gjenerohet nga sigurimi i përgjegjësisë për mjetet motorike, TPL (36.5%), i ndjekur nga KASKO (19.1%) dhe Sigurimet nga Zjarri dhe dëmet natyrore (9.7%).

Totali i dëmeve të paguara në dy muajt e parë të 2024 arriti në 219.9 milionë euro.

Nga kjo shumë, 85.4 milionë euro (38.9%) janë paguar në Sigurimet e Jetës, dhe 134.5 milionë euro (61.1%) në Sigurime Jo-jetë.

Në totalin e dëmeve të paguara për Jo-jetën, peshën më të madhe e kanë të njëjtat klasa: TPL (41.4%), KASKO (21.1%), sigurimet nga zjarri dhe dëmet natyrore (10.4%), bën me dije Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në Kroaci.

LEXO EDHEÇfarë siguruan më shumë shqiptarët? 3.5 mld lekë në 2 muaj por mbetemi sërish të fundit  

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat