11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKriza globale e ushqimit, Pekini rikthen strukturat ekonomike të shekullit të kaluar

Kriza globale e ushqimit, Pekini rikthen strukturat ekonomike të shekullit të kaluar

Kina ka nisur planin për rikthimin e disa elementëve kryesorë të ekonomisë të planifikuara që prej shekullit XX, për të siguruar stabilitetin e brendshëm.

Sipas ekspertëve, ky vendim është marrë si një mënyrë për të reduktuar varësinë nga Perëndimi për mallrat e konsumit, veçanërisht për produktet ushqimore që janë ndikuar nga lufta në Ukrainë.

Pekini po promovon zhvillimin e kooperativave të furnizimit dhe marketingut për produktet bujqësore, mensat shtetërore për të ndihmuar qeverinë që të kontrollojë furnizimin me produktet kryesore. Mensat paramendohet që do të kenë çmime të përballueshme nga qytetarët në Pekin.

Vetëm në provincën Hubei, zyrtarët lokalë kanë restauruar dhe rindërtuar 1.373 kooperativa bazë të furnizimit dhe marketingut me 452 mijë anëtarë. Zyrtarët raportojnë se deri në vitin 2025, kooperativat do të kenë mbi 1.5 milionë anëtarë.

Kriza globale e ushqimit

Kina është një nga importuesit kryesor të ushqimit në botë. Sipas një raporti të CSIS në vitin 2018, importet e ushqimit të Kinës tejkalojnë ekportet e saj, duke skaktuar një deficit tregtar ushqimor.

Kina po kërkon aktualisht burime alternative të grurit për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me eksportuesit perëndimor SHBA, Kanada dhe Australi. Sipas Reuters, FMN deklaroi se ndërprerjet në flukset globale të drithërave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë kanë shkaktuar krizën më të keqe të sigurisë ushqimore që prej krizën financiare globale 2007-2009.

Në vitin 2021, Pekini propozoi një projekt pilot të bashkëpunimit gjithëpërfshirës “tre në një” në prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore që përfshinte kredi për fermerët dhe shpërndarësit. Rreth 49,000 punonjës shtetërorë mbikëqyrin të gjithë sistemin e kooperativave të furnizimit dhe marketingut duke filluar në nivel qarku.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat