Kompania mëmë e Google, Alphabet Inc ka humbur mjaft vlerësim në bursën e Wall Street për të ardhurat e tremujorit të fundit.
Sipas AlJazeera, rënia ka ardhur si pasojë e uljes së shpenzimeve të reklamuesve për shkak të ngadalësimit ekonomik.
Rezultatet negative janë vënë re ditën e djeshme (e martë), duke shtuar shqetësimin se inflacioni mund të vazhdojë duke shkaktuar pasoja të mëdha.
Javën e kaluar, rritja e ngadaltë e të ardhurave të rivalit të Alphabet Inc, Snap Inc rriti frikën se inflacioni ka goditur tashmë edhe sektorin e teknologjisë.
Nga ana tjetër aksionet e Alphabet ranë me 5.8% në treg.
Rezultatet e dobëta të Alphabet prekin edhe kompanitë e tjera, si Meta që janë të varura nga reklamat. Kompania mëmë Facebook, raportoi se aksionet e saj kanë rënë me 3.3%.
Google gëzonte në tremujorin e tretë të vitit 2022 të ardhura prej 54.48 miliardë dollarë vetëm prej reklamave, në krahasim me 53.13 miliardë dollarë të një vitit më parë. Gjithsesi pavarësisht rritjes, të ardhurat isin nën pritshmëritë e analistëve.
Analistët prisnin mesatarisht që të ardhurat të ishin 70.58 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Refinitiv.