Thellimi i deficitit të pensioneve kërkon një ndërhyrje të menjëhershme.
Sipas ekspertëve nevojitet një shtyllë e re në sistemin e pensioneve dhe një formë alternative midis sistemit privat dhe shtetëror, i cili do të gjeneronte pensione më të larta dhe më shumë investime publike.
Ekspertët vlerësojnë se duhen masa urgjente për të shmangur thellimin e mëtejshme të deficitit të skemës së pensioneve, përpara se ajo të kthehet në një rrezik serioz për financat publike.
Lexo edhe: Deficiti i pensioneve, tatimet kanë 121 milionë euro kontribute pa mbledhur
Në një intervistë për A2 CNN, Këshilltari i Përgjithshëm pranë Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, Naim Hasa propozon një model që zbatohet edhe në një pjesë të vendeve të rajonit dhe që parashikon bashkëpunimin e sistemit privat me atë shtetëror të sigurimeve sipas një skeme hibride.
Aktualisht, Shqipëria e ka sistemin e pensioneve me dy shtylla: shtetëror dhe privat.
Pavarësisht masave të ndërmarra në vite, skema e pensioneve mbetet deficitare dhe çdo vit përdoren nga buxheti i shtetit 240 milionë euro për mbulimin e saj.