11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKreditë me probleme zbresin në 5.07%/ Fundi i 2023 përmirësoi cilësinë e...

Kreditë me probleme zbresin në 5.07%/ Fundi i 2023 përmirësoi cilësinë e portofolit të huave

Teksa vlerat e larta të inflacionit dhe normave të interesit shtuan rrezikun e rritjes së kredive me probleme, këto të fundit jo vetëm nuk shënuar rritje, por shfaqën tendencë rënëse në fund të vitit që sapo lamë pas.

Pas një rritje të lehtë në muajin gusht, ato kanë shënuar rënie gjatë muajve të vjeshtës e theksuar më tej në fund të vitit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i huave me probleme në sistemin bankar ra nga 5.24% në shtator, në 5.12% në fund të tetorit, për ta mbyllur nëntorin në vlerën 5.07%.

Në nëntor Banka e Shqipërisë vendosi të ndërmarrë rritjen e radhës së normës bazë të interesit në nivelin rekord prej 3.25%, pikërisht për t’i paraprirë riskut të shtimit të huave me probleme në sistemin bankar. Nëntori dhe dhjetori sollën shtim të kujdesit të sistemit bankar në miratimin e kredive të reja, megjithatë pa frenuar ndjeshëm dhënien e tyre.

Kreditë me probleme gjithsesi mbetën në nivele të reduktuara përgjatë gjithë vitit të shkuar duke prekur vlerën më të lartë prej 5.30% në muajin gusht. Ato rezultojnë në fund të nëntorit në thuajse të njëjtin nivel të një viti më parë. Në nëntor të vitit 2022, kreditë me probleme zinin 5.05% të totalit, me ndryshim të papërfillshëm nga vlera aktuale prej 5.07%.

Ndërkohë që në përmirësim kanë rezultuar në muajt e fundit të vitit të shkuar edhe tregues të tjerë të cilësisë së kredisë. Treguesi i huave me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit rregullator, ra në 5.96% në nëntor, nga 6.12% një muaj më parë. Ky tregues kishte qëndruar mbi vlerën 7% përgjatë gjithë vitit të shkuar, duke arritur vlerën më të lartë në shkurt 7.64%.

Sa i përket treguesit tjetër, Huatë me probleme neto nga provigjonet ndaj kapitalit aksioner, ai e mbylli nëntorin e vitit 2023 në vlerën 5.07%, nga 5.12% në tetor. Ky tregues kishte arritur vlerën më të lartë në muajin gusht, në nivelin 5.30%.

LEXO EDHE: Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen e huamarrësve që mund të preken nga ndërprerja e llogaritjes së TRIBOR-it

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat