14.5 C
Tirana
Thursday, November 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Kreditë do jenë më të lira"/ Ulja e normës së interesit do...

“Kreditë do jenë më të lira”/ Ulja e normës së interesit do të lehtësojë shqiptarët që marrin hua në banka

Kreditë do të bëhen më të lira në vijim.

Pas uljes në 2.75% nga 3% që ishte normën bazë të interesit për lekun, Banka e Shqipërisë vlerëson se shqiptarët do të paguajnë më pak për huatë që do të marrin apo për ato që kanë për të shlyer.

“Ekonomia shqiptare do të ketë në dispozicion një ofertë të kredisë bankare që i shërben plotësimit të nevojave të saj për konsum dhe investime dhe ajo që duhet theksuar është me kosto të ulëta financimi”, tha për A2 drejtori i Politikës Monetare Erald Themeli.

Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli sqaron se ulja e normës bazë u bë për të shkak të rënies së shpejtë të inflacionit, i cili nëse vazhdon të ulet cenon edhe rritjen ekonomike.

“Analiza dhe parashikimet konkluduan që balancat rreziqeve në afatin e shkurtër qëndrojnë në kahun e poshtëm që do të thotë që goditjet e ofertës që kanë sjell rënien e inflacionit gjatë vitit 2024 do të vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë tremujorit të 4 madje rrezikojnë ta zhvendosin këtë tregues edhe poshtë projeksionit tonë qendror prej 1 pikë % monetare”, deklaroi Themeli.

Nga ana tjetër ulja e shpejtë e inflacionit ka dhënë ndikim pozitiv tek qytetarët dhe bizneset.

“Të ardhurat e disponueshme të familjeve të siguruara nga punësimi pagat, rritja e remitancave janë në zgjerim dhe garantojnë rritje të konsumit dhe të mirëqenies së tyre. Edhe bilancet e bizneseve janë pozitive”, theksoi Themeli.

Banka e Shqipërisë vlerëson se mbajtja nën kontroll e inflacionit, rënia e borxhit publik dhe njëkohësisht rritja e pagave dhe e punësimit, garantojnë një rritje të qëndrueshme të ekonomisë së vendit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat