Kompanitë e sigurimit të jetës në Indi kanë publikuar të ardhura agregate të primeve nga bizneset e reja prej 22 miliardë dollarë për periudhën prill-shtator. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 38% krahasuar me të njëjtën peridhë korresponduese të një viti më parë.
Statistikat, e publikuara nga Këshilli i Sigurimeve të Jetës, tregjojnë gjithashtu se LIC i drejtuar nga shteti ka regjistuar një rritje prej 45.91% në prime, ndërkohë që 23 kompanitë private të sigurimit të jetës kanë parë një rritje të kombinuar të primeve të bizneseve të reja prej 23.29%.
Midis siguruesve kryesorë të jetës, tre kompanitë kryesore në termat e të ardhurave nga primet ishin:
- SBI Life: një rritje prej 27.22%
- HDFC Life: një rritje prej 5.73%
- ICICI Prudential Life: një rritje prej 13.91%
Sigurimet e përgjithshme
Të dhënat nga Këshilli i Sigurimeve të Përgjithshme tregojnë se primet direkte bruto të shkruara të kombinuara të siguruesve të jo jetës janë rritur mbi 15%, krahasuar me të njëjtën periudhë korrespondues të një viti më parë.
Sipas shifrave të Këshilit të Sigurimeve të Përgjithshme, primet direkte bruto të shkruara nga siguruesit e përgjithshëm shtetëror kanë arritur:
- New India Assurance: 2.88% rritje
- United India Insurance: 15.19% rritje
- National Insurance: 0.53% rënie
- Oriental Insurance: 12.35% rritje