14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreKompania më e mirë në treg/ SIGAL, kryesuese e tregut në sigurimet...

Kompania më e mirë në treg/ SIGAL, kryesuese e tregut në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare

Edhe pse kanë kaluar mbi 23 vjet nga themelimi, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania e sigurimeve më e besuar nga shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëmshpërblime në rast dëmi.

Këtë fakt e vërteton edhe raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2022.

Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar,  mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere, duke zenë mbi 21% të tregut tek sigurimet e detyrueshme dhe mbi 41% tek ato vullnetare.

Siç shihet edhe në tabelat e mëposhtme, të publikuara nga AMF, SIGAL UNIQA, si në sigurimet e detyrushme ashtu edhe në ato vullnetare, qëndron mbi 7 kompanitë e tjera që operojnë në tregun shqiptar.

Sa i përket sigurimeve të detyrueshme, SIGAL qëndron në krye me 21.16%, rreth 5% nga kompania e dytë në rradhë.

Ndërsa sa i përket sigurimeve vullnetare, SIGAL qëndron e para me 41.81% të tregut, shumë larg kompanive të tjera.

Gjithnjë pranë klientëve, përmes zgjidhjeve të shpejta, të sigurta dhe të thjeshta, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1 milion klientët e saj sigurimi, mbrojtje dhe komoditet maksimale.

Duke sjellë produkte unike për tregun, të cilat kanë ndihmuar mijëra qytetarë në momentet më të vështira, siç ishte tërmeti i 2019-ës apo pandemia, kanë bërë që SIGAL UNIQA të përforcojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.

LEXO EDHETë parët dhe më të mirët në treg/ Shqiptarët “i japin notën 10” SIGAL UNIQA-s në Sigurimin e Pasurisë

LEXO EDHESigurimi i Shëndetit/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë mes 8 kompanive në treg

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat