Ndërsa një vit më parë kolaudimi i automjeteve kaloi nga administrimi privat, nën varësinë e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, në projektbuxhetin 2022 parashikohet që ky shërbim mund të jepet sërish me koncesion.
Kontrata e listuar në draft, me një vlerë prej 165 milionë euro, ka krijuar zhurmë mediatike dhe është ngritur si shqetësim edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm parashikon 7 kontrata të reja koncesionare apo të skemave të partneritetit publik privat (PPP).
Të 7-ta këto kontrata të reja koncesionare kapin vlerën e 214 miliardë lekëve, ose e përkthyer në valutë, 1.75 miliardë euro.
Kjo shumë, vetëm për 7 kontrata është thuajse sa 1/3 e vlerës së mbi 200 kontratave koncesionare aktualisht aktive në vend.