8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKLSH tek Gjeoshkencat: Stacion sizmik me probleme; eksperti: Mbetemi të rrezikuar nga...

KLSH tek Gjeoshkencat: Stacion sizmik me probleme; eksperti: Mbetemi të rrezikuar nga tërmetet

Tërmeti i viti 2019 nxori si kurrë më parë në pah nevojën për të monitoruar aktivitetin sizmik në vend.

Nisur edhe nga ajo që ndodhi si në drejtim të jetëve të humbura, por edhe dëmeve materiale, Kontrolli i Lartë i Shteti kreu një kontroll për aktivitetin në tre vitet te fundit të Institutit të Gjeoshkencave.

KLSH gjeti se në institucioni përgjegjës edhe për monitorim e tërmeteve, një stacion sizmik kishte problematika ndërsa godina në të cilën ndodhen pajisjet nuk është në kushte të mira.

Gjithashtu sipas KLSH, “Gjeoshkencat” nuk kanë laborator për kryerjen e analizave të ndryshme dhe institucione nuk ka inventarizuar bazën e vetë materiale.

“Është e vërtetë që një nga gjetjet është pikërisht kjo që ju sapo cituar dhe në mënyrës specifike i referohet stacionit sizmologjik Shkodër. Është një gjetje e cila nuk është përgjithësuese. Sipas mendim tim personal, por edhe institucional. Sepse rriti sizmiologjik nuk përbëhet vetëm nga ai i Shkodrës. Sigurisht ky është një problem i mbartur”, tha Edmond Dushi për A2 CNN.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, KLSH ka gjetur gjithashtu se Instituti i Gjeoshkencave në vitin 2020 realizoi vetëm 4.1% të investimeve të planifikuar. Niveli i investimeve rezulton të jetë rritur në 8.8% në vitin 2021 dhe 41% gjatë 2022-shit.

“Në gjithë jetën e vetë, rrjeti sizmologjik, që nga viti 1974 e deri më sot ka pasur si tërmet më të fort atë të Durrësit (2019). Dhe kjo tregoi se ajo infrastrukturë e trashëguar nuk ishte në nivelin e duhur. Ndaj ne investimet i kemi të përqendruara kryesisht në teknologji”, shtoi Dushi.

Nevoja për të rritur fondet në dispozicion pranohet edhe nga Zëvendës-drejtor i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Dushi i cili paralajmëron aktivitet sizmik në vijim.

“Pjesa veriore e Adriatikut është aktive dhe ka tërmete mbi mesataren. Duhet të jemi në alert për të pasur një aktivitet ndoshta në të ardhmen”, tha Dushi.

LEXO EDHE: VIDEO/ Sigurimi i Pronës, më pak se një kafe në ditë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat