15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKlonimi i kartave bankare me pajisjet “Skimmer”/ Si 3 rumunë “zbrazën” bankomatet...

Klonimi i kartave bankare me pajisjet “Skimmer”/ Si 3 rumunë “zbrazën” bankomatet e Tiranës

Katër raste vjedhjesh dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë kanë zbuluar skemën e një grupi prej 3 rumunësh, të cilët vidhnin para nga bankomatët në Tiranë.

Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, të tre rumunë, kanë arritur të vjedhin 5 milionë lekë. Ata janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe vetëm këtë të enjte janë shpallur në kërkim.

Nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, ata kanë arritur të vjedhin paratë në bankomate të ndryshme të kryeqytetit. Burime pranë policisë thanë se ata përdornin skemën e klonimit të kartave nëpërmjet pajisjes “Skimmer”.

Një e tillë i është sekuestruar edhe një bullgari në vitin 2017, po në Tiranë.

Pajisja ka përafërsisht formën e bankomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj.

Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar nëpërmjet pajisjeve të tjera.

LEXO EDHE: AKCESK shkrihet/ Qeveria me ligj të ri për hakerimet: Në rast sulmi shpallet ‘kriza kibernetike’

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat