SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, krahas ofrimit të produkteve të sigurimit, kujdeset për qytetarët duke u ofruar atyre një mundësi shtesë për tu kujdesur për shëndetin.
Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku“, SIGAL UNIQA Group Austria ka ndërtuar dhe e vë në dispozicion të banorëve të zonave dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Klinikën Mjekësore Lëvizëse “Vital Truck”, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë dhe jo vetëm.
“Klinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA” do të ketë Shkodrën si ndalesën e saj të rradhës.
Në datat 4 dhe 5 nëntor, “Vital Truck” do të jetë prezent në dy zona të Bashkisë Shkodër, për t’ju ofruar banorëve vizita dhe kontrolle falas nga mjekë të specializuar.
Më konkretisht:
- Datë 04/11/2021 Ana Malit, Shkodër
- Datë 05/11/2021 Velipojë, Shkodër
Duke qenë se sapo kaluam Tetorin, muajin e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit, një fokus të veçantë do të kenë gratë dhe vajzat e reja.
Por çfarë ofron Klinika Mjekësore Lëvizëse “SIGAL UNIQA”?
“SIGAL UNIQA Vital Truck” mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh:
Vizita dhe konsulta me mjekë të përgjithshëm,
Vizitë e syve ORL,
Eko Gjiri
EKG e zemrës,
Echo abdominale,
Echo e indeve të buta,
Echo e artikulacioneve,
Matje e kapacitetit vital të mushkërive,
Matje e sheqerit në gjak,
Matje e oksigjenit në gjak etj.
Duke mundësuar ekzaminime të ndryshme mjekësore në të gjithë vendin, përfshirë zonat rurale, SIGAL UNIQA synon promovimin e shëndetit të mirë duke nxitur njerëzit për kontrolle shëndetësore rutinë, nëpërmjet të cilave diagostikohen sëmundje të ndryshme.
Ne besojmë se “është më mirë ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” ndaj përfitojmë nga rasti tu bëjmë thirrje banorëve të zonave të sipërcituara por edhe atyre përreth që të mos e humbasin shansin të vizitohen dhe konsultohen nga mjekët më të mirë që SIGAL UNIQA Group Austria vendos në shërbim të tyre për dy ditë me rradhë, pa asnjë kosto.
“Klinika Mjekësore Lëvizëse SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” është e para dhe e vetmja klinikë e këtij lloji në Shqipëri.
Prej vitit 2015 ajo u ka shërbyer banorëve në shumë zona të vendit, përfshirë Valbonën, Vermoshin, Çorovodën, Beratin, Malësinë e Madhe, Konispolin, Fushë Arrëzin dhe nuk ka munguar as në Tiranë kur ka patur aktivitete sportive.
Në të ardhmen “Vital Truck” do të jetë edhe në zona të tjera, përfshirë këtu edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut si pjesë të pandara të Shqiptarisë
Kush është SIGAL UNIQA Group Austria
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, e themeluar në vitin 1999, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, gjithashtu funksionale rajonale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
SIGAL UNIQA është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Shoqëri të Sigurimeve dhe Risigurimeve të Jetës dhe Jo Jetës dhe Fondit Privat të Pensionit, duke udhëhequr tregun e sigurimeve.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët më të fortë dhe më të fuqishëm financiarë dhe grupet e sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 5,5 miliardë euro prime të shkruara/vit, 23,500 punonjës dhe 15,5 milionë klientë në 18 vende.
SIGAL UNIQA Group Austria numëron mbi 1936 punonjës në 1136 zyra dhe mbi 500 mijë kontrata dhe 68.533.000 euro prime të shkruara gjatë vitit 2020.
Jetojmë më mirë së bashku
SIGAL UNIQA Group Austria…