Vizita dhe ekzaminime falas për mijëra qytetarë.
Nisi sot aktivitetin e saj në Tiranë SIGAL UNIQA Vital Truck, Klinika e parë dhe e vetme e lëvizsshme në Shqipëri dhe rajon.
Për dy ditë me rradhë, 17 dhe 18 Mars, Klinika dhe mjekët e saj specialistë do të kryejnë vizita dhe kontrolle mjekësore pa pagesë për këdo që dëshiron të kontrollojë gjëndjen e tij shëndetësore, pa patur nevojë të lerë takim paraprakisht.
Nën moton “Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë” kjo klinikë e lëvizshme, ide e UNIQA Insurance Group, kryen vizita për 8-9 lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përfshirë edhe imazheritë e ndryshme që janë të domosdoshme.
ÇFARË SHËRBIMESH OFRON SIGAL UNIQA “VITAL TRUCK”?
SIGAL UNIQA Vital Truck mundëson një shumëllojshmëri ekzaminimesh, duke nisur nga vizita dhe konsulta me mjekun patholog, matje e sheqerit në gjak, vizitë e syve, ORL, Audiograma, EKG e zemrës, Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, etj…
Ky aktivitet është pjesë e përkujdesjes dhe vizionit të SIGAL UNIQA Group Austria në drejtim të mirëqenies së klientëve të saj dhe në emër të një shëndeti më të mirë.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, synimi i kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është që popullsia të ndërgjegjësohet për rëndësinë absolute të kontrolleve të vazhdueshme shëndetësore përmes të cilave shmanget diagnostikimi i vonshëm i sëmundjeve.
Klinika Lëvizëse e SIGAL UNIQA ju mirëpret sot dhe nesër para stadiumit “Air Albania”, në sheshin “Italia”, nga ora 10:00 -14:00 dhe 15:30 – 18:00.
SIGAL UNIQA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU