11.5 C
Tirana
Thursday, November 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKërkesa e lartë për blerje në Tiranë shton lejet e ndërtimit/ Po...

Kërkesa e lartë për blerje në Tiranë shton lejet e ndërtimit/ Po me çmimet ç’do të bëhet?

Kërkesa ende e lartë për të blerë apartamente në Tiran, po shton lejet e ndërtimit për prona të patundshme.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se tremujorin e tretë të vitit u dha leje për ndërtimin e 134 objekteve me sipërfaqe gati 685 mijë metër katrorë.

Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, lejet janë rritur me 34% në numër dhe 109% në sipërfaqe.

“Do të thotë se nevoja për investim dhe nevoja për ndërtim të jetë po e lartë siç ka qenë në këtë 10 vitet e fundit. Sipas asaj që ne parashikojmë, do të jetë kështu edhe në 10-15 vitet e ardhshme”, tha Ilir Hebovija, Shoqata e Ndërtuesve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të dhëna në kryeqytet në harkun e muajve korrik-shtator tejkalon shifrën e 24 miliardë lekëve apo rreth 240 milionë euro. Në raport me një vit më parë vlera e përafërt e ndërtimeve e cila përllogarit koston minimale të investimit është dyfishuar

 

“Ne e kemi ndjerë në çdo hapësirë, jo vetëm të ndërtimit rritjen e kostos së ndërtimit. Për shkak të rritjes së kostove të lëndëve të para, karburanti është rritur. Në tregjet rajonale dhe ato më gjerë ka rritje të kostove”, tha Hebovija për A2.

 

Po çfarë mesazhi përcjellin shtimi i ndërtimeve dhe rritja e kostove në drejtim të çmimeve të apartamenteve? A to të vijojnë të shtrenjtohen shtëpitë?

“Unë mendoj se kanë arritur një moment saturimi. Sigurisht që ato janë pak mbi mundësitë e atyre që duan të blejnë. Duke qene se tregu e mban këtë çmim, ndaj janë edhe këto çmime. Mendoj se nuk do të kemi rritje të mëtejshme. Nuk do të kemi ndryshime të ndjeshme nga ç’ka ndodhur 5 vitet e fundit.”

Marrë në rang vendi, në tremujorin e tretë të vitit u dhanë 354 leje ndërtimi, 1.9% më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit të dhëna në harkun e muajve korrik-shtator, mbi 70% kanë qenë për objekte banimi.

LEXO EDHENdërtues, projektues dhe investitorë, ndërtoni me qetësi dhe mbrohuni me siguri!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat