Federata e Sigurimeve të Egjiptit, e vetëdijshme për rritjen e kërcënimeve nga ndryshimet klimatike, ka hartuar strategjitë e nevojshme për siguruesit për të fuqizuar fleksibilitetin e komunitetit.
Egjipti përballet me një shkallë të lartë risqesh natyrore dhe është tejet vulnerable ndaj impaktit nga ndryshimet klimatike.
Bota do të vuajë nga rritja e nivelit të detit, mungesa e ujit, dhe rritja e shpeshtësisë dhe ashpërsisë së ngjarjeve ekstreme të motit të tilla si valët e të nxehtit, stuhitë e rërës dhe të pluhurit, përmbytjet e papritura dhe shirat e rrëmbyer. Egjipti nuk është larg nga këto risqe. Pritet që sektorë kyç të impaktohen, duke përfshirë burimet, agrikulturën, peshikimin, shëndetin, strehimin, telekomunikacionet, energjinë dhe të tjera.
Industria e sigurimeve, së bashku me qeverinë, sektorin social dhe atë privat dhe vendimarrësit duhet të lëvizin me shpejtësi për të zbutur impaktet e pritura dhe të përqafojnë aksionet mjedisore.