Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një problem serioz për Shqipërinë.
Sipas publikimit më të fundit nga INSTAT, në muajin Janar 2024 numërohen 162 aksidente rrugore. Ndërsa numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 229 persona.
Gjatë muajit të parë të vitit, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 11 qytetarë (3 femra dhe 8 meshkuj), ndërsa kanë mbetur të plagosur 218 të tjerë (74 femra dhe 144 meshkuj)
Një vit më parë (janar 2023) INSTAT raportonte për 84 aksidente dhe 119 të aksidentuar, raporton sigurime.online.
Aksidentet rrugore, në 84,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Martë me 19,1 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e Premte me 10,5 %.
LEXO EDHE: “Jo patentë për narkomanët”/ Shefi i Urgjencës: Shumë aksidente, t’u hiqet leja e drejtimit