Komisioni Evropian propozoi zgjatjen e përdorimit të certifikatave digjitale deri më 30 qershor 2023, duke shtuar se Covid është ende i përhapur në Evropë dhe se qytetarët duhet të përdorin certifikatat në rast të kufizimeve të mëtejshme të udhëtimit për shkak të masave epidemiologjike.
“Ne duhet të jemi gati për një rritje të mundshme të infeksioneve në pjesën e dytë të këtij viti ose për shfaqjen e varianteve të reja”, thotë KE.
Komisioni theksoi se certifikatat Covid janë një “masë e jashtëzakonshme” dhe do të revokohen kur të mos jenë më të nevojshme.
Lexo edhe: Doni të udhëtoni drejt Italisë? Ja deri në cilën datë shtyhen kufizimet