Doha do t’i dërgojë Turqisë dhe Sirisë 10,000 kabina dhe karvane të përdorura gjatë Kupës së Botës FIFA, kanë thënë zyrtarët e Katarit.
“Duke pasur parasysh nevojat urgjente në Turqi dhe Siri, ne kemi marrë vendimin për të transportuar kabinat dhe karvanët tanë në rajon, duke ofruar mbështetje shumë të nevojshme dhe të menjëhershme për popullin e Turqisë dhe Sirisë” tha një zyrtar i Katarit për AFP.
Shtëpitë e lëvizshme u përdorën për disa javë kur Katari priti Kupën e Botës të futbollit vitin e kaluar. Zyrtarët treguan pas turneut se ata do të dhuroheshin.
Dërgesa e parë do të niset nga porti i Dohas për në Turqi të hënën, me dërgesa të tjera që priten në ditët në vijim, thanë zyrtarët.