Shëndeti është shumë i rëndësishëm për një sportist. Ndaj çdo federatë dhe ekip në Shqipëri duhet të sigurojë lojtarët në mënyrë që karriera e tyre të mos mbetet në duart e fatit.
Dëmtimi i një sportisti, përveç kostove shëndetësore individuale, kanë edhe kosto financiare për klubet apo federatat respektive. Por për këtë ka menduar kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, e cila ka qenë dhe mbetet përherë në krah të komunitetit të sportit.
- Emergjencat mjekësore
- Ndërhyrjet kirurgjikale
- Vizitat mjekësore
- Vizitat diagnostikuese, MRI, CT, fizioterapi
- Ilaçet
Dhe nuk kanë qenë të paktë sportistët që kanë përfituar nga ky sigurim.
Një prej tyre është edhe basketbollistja, Serena Brahimaj.
“Për këdo që merret me sport rreziku për dëmtime është shumë i lartë. Ndaj sigurimi është shumë i rëndësishëm. Këtë e vërteton edhe eksperienca ime personale. Pas një dëmtimi që pësova në këmbë mu desh ti drejtohesha një prej spitaleve private në vend dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe sot jam sërish në fushën e lojës”.
E-mail:[email protected]
WhatsApp:068 606 2829