Të jesh skuadër dhe fitues duhet energji, shëndet dhe besim, këto virtyte në sport kultivohen nga njerëzit që e duan sportin, kanë talent dhe nga ata që investojnë për të.
Dëmtimet e sportistëve kanë kosto edhe për vetë klubet.
“Shëndeti është shumë i rëndësishëm për një sportist. Ndaj do ti sygjeroja çdo federate dhe ekipi në Shqipëri të sigurojnë lojtarët e tyre në mënyrë që karriera e një e futbollisti të mos mbetet në duart e fatit. Dëmtimi i futbollistit, përveç kostove shëndetësore individuale, kanë edhe kosto financiare për klubet apo federatat respektive”, do të shprehej në një intervistë për Top News Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve dhe ish futbollisti i Kombëtares, Andi Lila.
Por çfarë mbulon “SIGURIMI I SPORTISTËVE” nga SIGAL UNIQA?
Si sportistë profesionistë, por edhe nëse jeni sportistë amator, ju do të keni nevojë për sigurimin nga dëmtimet apo aksidentet që mund të ndodhin.
PAKETA E “SIGURIMIT PËR SPORTISTËT” NGA SIGAL UNIQA OFRON MBULIM PËR:
- Humbje jete në rast aksidenti sportiv
- Paaftësi e përkohshme në rast aksidenti sportiv
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti sportiv
Përfitimet:
- Garanci financiare për sportistin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Vlerë për punëdhënësin që siguron sportistët
- Garanci për ekipin që detyrimet që mund ti lindin i paguan siguruesi
Kujt mund ti ofrohet?
- Të gjitha Federatave
- Të gjitha ekipeve sportive
- Sportistëve në sporte individuale
Sa kushton?
Dhe nuk kanë qenë të paktë sportistët që kanë përfituar nga ky sigurim.
Një prej tyre është edhe basketbollistja e Flamurtarit, Serena Brahimaj.
“Për këdo që merret me sport rreziku për dëmtime është shumë i lartë. Ndaj sigurimi është shumë i rëndësishëm. Këtë e vërteton edhe eksperienca ime personale.
Pas një dëmtimi që pësova në këmbë mu desh ti drejtohesha një prej spitaleve private në vend dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë dhe sot jam sërish në fushën e lojës”.
SIGAL UNIQA, gjithmonë në mbështetje të Sportit
Sporti ka një rëndësi të veçantë për një shoqëri. Jo vetëm në aspektin fizik dhe mendor por edhe përfaqësimit në kompeticione ndërkombëtare si ambsadorja më e mirë e vendit.
Për këtë SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrah sportit si sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe klubit më të famshëm të basketbollit në Kosovë, SIGAL Prishtina. Por pa anashkaluar edhe investime të tjera.
Nuk duhet të ndaleni. Nëse hasni në një pengesë, SIGAL UNIQA Group Austria është pranë jush në çastet tuaja më të vështira. Për këtë arsye, ju ftojmë të blini Sigurimi nga Aksidentet për Sportistët në mënyrë që karriera juaj të mos mbetet në duart e fatit.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…
Federatat, Klubet Sportive dhe Sportistët në Grupe apo individë mund të kontaktojnë për të marrë një ofertë në:
Web: Sigal.com.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829
Lexo edhe: Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit