Dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.8 të shkallës rihter janë regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në Follorinë.
Sipas të dhënave nga faqet e Institutit Europian Gjeologjik, lëkundja është regjistruar rreth orës 00:34, ku epiqendra ndodhej 18 kilometra në veri-veriperëndim të Krystallopigi, ndërsa thellësia u vlerësua në 10 kilometra.
Nga burimet paraprake mësohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë dhe fshatrat në kufijë, si dhe janë shkaktuar dëme të vogla materiale.