Vera më në fund erdhi. Bashkë me të edhe plazhi. Me siguri shumë nga ju sot i drejtohen bregdetit për të përballuar temperaturat e larta, për të pushuar por edhe për të lexuar ndonjë libër pranë freskisë së detit.
Por nëse më parë, për të marrë me vete librat e preferuar do duhej të ngarkoheshit shumë, sot nuk keni pse ta bëni një gjë të tillë. Sepse çdo libër që dëshironi e keni në një aplikacion dhe ajo që do t’ju duhet është vetëm një palë kufje.
Kjo falë aplikacionit “SIGAL Audiobooks”, e para dhe e vetmja librari audio në shqip, e sjell nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria dhe drejtuesi i saj, z. Avni Ponari.
“Audiobooks.al” sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj.
Aktualisht në platformë janë mbi 300 tituj librash, të të gjitha zhanereve, ndërsa dëgjohet çdo ditë nga 50 mijë përdorues besnikë të platformës.
“Është një produkt i cili mund të dëgjohet në të katërta anët e botës. Falas. Dhe natyrisht u vjen në ndihmë të gjithëve. Duke filluar nga fëmijët e moshave të vogla e deri tek të rriturit pasi aty gjejnë të gjithë zhanerin e librave”, shprehet z. Avni Ponari.
Por si mund të regjistrohemi?
Është shumë e thjeshtë. Mjafton të shkarkojmë “SIGAL Audiobooks” në Play Store apo App Store për të hapur një llogari. Dhe me vetëm me një emër përdoruesi, një adresë e-maili, një fjalëkalim të shkurtër dhe ju mund të aksesoni qindra libra që ndodhen në platformën digjitale.
Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani dhe le ta marrë bibliotekën me vete edhe në plazh.
Pushime të mbara me “SIGAL Audiobooks”…