Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për sigurimet e Jetës apo ato të Jo-Jetës.
SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet, edhe pas 23 vjetësh tashmë, kompania e sigurimeve më e besuar dhe që paguan më shumë dëmshpërblime në rast dëmi.
Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022.
Edhe sa i përket ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun shqiptar, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere, duke zenë mbi 21% të tregut tek sigurimet e detyrueshme dhe mbi 41% tek ato vullnetare. Afro mbi 15% më shumë nga kompania e dytë në rankim.
Burimi: AMF
Pagesat e drejtpërdrejta te klientët
Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.
Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare.
Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:
- Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
- Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
- Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
- Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
- Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
- Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.
Nuk duhet harruar fakti që, SIGAL UNIQA paguan shumë më shumë dëme krahasuar me primet që disponon kundrejt tregut.
Dhe kjo është një ndër arsyet pse klientët besojnë te SIGAL UNIQA.
PSE SIGAL UNIQA Group Austria?
Gjithnjë pranë klientëve, përmes zgjidhjeve të shpejta, të sigurta dhe të thjeshta, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1 milion klientët e saj sigurimi, mbrojtje dhe komoditet maksimale.
Duke sjellë produkte unike për tregun, të cilat kanë ndihmuar mijëra qytetarë në momentet më të vështira, siç ishte tërmeti i 2019-ës apo pandemia, kanë bërë që SIGAL UNIQA të përforcojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve.
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.
LEXO EDHE: Pse shqiptarët ia besojnë pronën e tyre SIGAL UNIQA-s